E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-Lesi, batuta në mbledhjen e qeverisë

Zv.ministri

Zëvendësministri i Kulturës dhe Turizmit, Nikollë Lesi, i pranishëm në mbledhjen e djeshme të qeverisë nuk i kurseu batutat në fillimin e saj me Kryeministrin Berisha. E gjitha nisi me përshëndetjen nominale që Kryeministri i bëri Lesit sapo hyri në sallën e mbledhjes. Përpara se zëvendësministri Lesi të bënte batutën e tij nuk harroi të kërkonte leje: “A më lejohet mua të bëjë replikë këtu, apo shkarkohem?”, pyeti ai me shaka Kryeministrin Berisha. Buzëqeshja e kreut të qeverisë pas kësaj pyetje të zëvendësministrit bëri që Lesi të vijojë i qetë batutën e tij: “Në fakt, desha të të uroja si fillim për lindjen e nipit dhe të kërkoja të na qerasje për këtë rast. Po nuk ke lekë nuk ka problem se t’i japim ne, e rëndësishme është të urojmë për nipin”, iu drejtua Nikollë Lesi Kryeministrit Berisha, duke krijuar momente humori në sallën e mbledhjes së qeverisë. Urimi i Lesit erdhi pasi dy ditë më parë vajza e Kryeministrit, Argita Berisha, Malltezi lindi fëmijën e saj të katërt. Djali i lindur dy ditë më parë ishte edhe fëmija i parë mashkull i vajzës së Kryeministrit dhe u pagëzua me emrin Arti.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›