Berisha Liberalizimi i vizave gjak per ekonomine shqiptare
Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha pret shume nga liberalizimi i vizave i cili do te hyje ne fuqi ne daten 15 dhjetor te ketij viti. Ne nje interviste telefonike per Agjencine Austriake te Lajmeve Kryeministri Berisha theksoi se per vendin e tij i cili gjate diktatures staliniste ishte jashtezakonisht i izoluar nga pjesa tjeter e botes dhe nga vete shtetet e ish-bllokut lindor kjo perben nje ngjarje tejet te rendesishme. Per ekonomine shqiptare - thote mjeku i dikurshem - kjo ka efekt te ngjashem me nje transfuzion gjaku.
Berisha e sheh heqjen e vizave edhe si nje sukses personal. Gjate fushates zgjedhore vitin e kaluar ai kishte premtuar ta realizonte kete synim brenda nje viti. Shefi i qeverise tha Per kete une ndihem shume shume i lumtur. Ne te ardhmen afaristet shqiptare nuk do te kene me probleme gjate udhetimeve te tyre jashte vendit edhe kjo perben gjak te fresket per ekonomine. Nisur nga fakti qe shume shqiptare te cilet jetojne jashte vendit mund ti shohin me shpesh familjet e tyre edhe qe te rinjte mund te udhetojne do ta bejne edhe me konkrete perspektiven evropiane te Shqiperise. Lidhur me mekanizmin e mbikeqyrjes se te ashtuquajturve azilkerkues te rreme te cilesuar si nje lsquopedal frenues ne procesin e liberalizimit te vizave nga sekretari belg i Shtetit per Azilin Melchior Wathelet ne cilesine e tij si Kryetar i Keshillit te Ministrave te Brendshem te BE-se Berisha tha se Shqiperia eshte nje vend teresisht i ndryshem edhe se ne disa fusha te caktuara ai mund te matet me vende anetare te BE-se. Une nuk njoh ndonje vend qe te kete ndryshuar aq shume sa vendi im - pohoi ai. Vec kesaj qeveria e djathte eshte e gatshme qe te arrije standardet e nevojshme dhe ne rast se do te kete ndonje abuzim me lirine e vizave ajo do te bashkepunoje me shtetet e zones Shengen te cilat e kane ndihmuar nga afer Shqiperine. Qindra per te mos thene mijera shtetas te Serbise edhe Maqedonise pas heqjes se detyrimit per vize vitin e kaluar bene kerkese per azil. Megjithese ishte pothuajse e sigurt se kerkesat per azil do te refuzoheshin ne rastin e Suedise kthimi i tyre i kushtoi asaj 500 euro per person.
Si hap tjeter per perafrimin ne BE Shqiperia pret te marre statusin e vendit kandidat. Gjate bisedes me APA-ne Kryeministri Berisha nuk dha ndonje afat konkret. Gjate fushates zgjedhore te vitit 2009 me gjithe rezervat publike nga ana e Brukselit Berisha e paraqiti kerkesen per anetaresine ne BE. Ai theksoi me ate rast Ky eshte projekti kryesor edhe me interes jetik per vendin tim. Per kete qellim ne do te bejme gjithcka per te qene te suksesshem. Shqiperia do te kishte mjaft perfitime nga statusi i kandidatit te BE-se. Aktualisht Shqiperia ka statusin e lsquokandidatit potencial. Sidoqofte komisioneri i Zgjerimit i BE-se Stefan Fule mendon se gjate vitit 2011 Brukseli do te jape nje rekomandim pozitiv. Per kete eshte e nevojshme qe si qeveria edhe opozita ne Tirane te lene menjane konfliktin e tyre pasi opozita socialiste nuk e pranon rezultatin e zgjedhjeve te vitit te kaluar duke kerkuar rinumerimin e tyre. Per kete arsye ajo e ka bojkotuar per muaj te tere veprimtarine ne Parlament. Per pasoje nje nder ligjet e shumta per krijimin e Gjykates Administrative i kerkuar nga vete sipermarresit nuk mundi te miratohej per shkak te mungeses se shumices se cilesuar. Berisha thote se kjo ishte zgjedhja e shefit te opozites Edi Rama per te demtuar Shqiperine. Por serish sipas fjaleve te tij ndermjet tij edhe zotit Rama ka nje baze bisedimesh. Gjithsesi Berisha nuk deshiron asnje dhurate ne procesin e integrimit evropian por vetem nje gjykim te mbeshtetur mbi performance. Ndaj ai thote se nuk lufton vetem kunder shifrave dhe fakteve te cilat duhet te permiresohen edhe me tej por edhe kunder imazhit te keq e te trasheguar te Shqiperise lidhur me varferine korrupsionin dhe krimin e organizuar. Por edhe ne keto drejtime ka pasur permiresime qe u shfaqen edhe ne rastin e liberalizimit te vizave.
Korrupsioni Ai do te jete gjithnje nje problem por qe do te mposhtet mbi te gjitha me teknologji moderne edhe me nje kurs neoliberal me nje aparat administrativ te lehte edhe me outsourcing si edhe nepermjet vazhdimit te procesit te privatizimit tashme te perfunduar dhe me informatizimin e proceseve perkatese kesisoj do te krijohet transparenca e nevojshme e cila do tia beje me te veshtire jeten korrupsionit. Tregues i suksesit ne kete drejtim eshte cmimi qe Shqiperia ka marre nga OKB-ja si vendi i pare qe ka dixhitalizuar teresisht proceset e sherbimit publik. Me pare per regjistrimin e nje firme nevojiteshin 42 dite dhe shpenzime deri ne 4.000 euro. Ndersa sot ky proces zgjat vetem gjysme ore dhe kushton vetem 1 euro - deklaron Kryeministri Berisha.
Se sa gjate do ta drejtoje ai ende vendin e vet si Kryeminister drejt BE-se kjo mbetet e hapur. Sidoqofte ai e ka vullnetin per te punuar me tej. Kryeministri 66-vjecar i cili dha doreheqjen si President ne vitin 1997 dhe u kthye ne menyre sensacionale ne vitin 2005 eshte i sigurt se ai do te marre pjese ne zgjedhjet e ardhshme. Dhe kur shqiptaret te votojne per mua une do ta drejtoj serish qeverine.