Kume Terheqja e PS-se zgjidh krizen

Terheqja e Partise Socialiste nga vendimi per te hetuar fletet e votimit te zgjedhjeve te zhvilluara ne 28 qershor 2009 i jep zgjidhje ngercit politik. Keshtu ka deklaruar dje i mandatuari i partive politike per ndryshimet ne Kodin Zgjedhor Kristaq Kume. Deklarata e tij verteton me se miri shkakun real te ngercit politik qe po zgjat prej me shume se nje viti. Kume sqaron se pas ketij hapi te rendesishem tashme nuk eshte me i nevojshem interpretimi i nenit 178 te Kushtetutes ku percaktohet se fletet e votimit digjen ndersa materialet zgjedhore shkojne ne Arkivin e Shtetit.
Deklarata
Heqja dore nga fletet prej socialisteve sipas Kristaq Kumes ish-kryetarit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve perkthehet si hapi i pare drejt zgjidhjes se krizes. I mandatuari i partive per ndryshimet teknike ne Kodin Zgjedhor veren se tashme zhurma dhe perplasja per interpretimet e ndryshme te nenit qe parashikon djegien e fleteve nuk ka me arsye te ekzistoje. Ky eshte hapi i pare shume i rendesishem per te cliruar ngercin e krijuar lidhur me zbatimin ose jo te nenit 178 pika 6 e Kodit Zgjedhor. Kjo do te thote se pas kesaj eshte i nevojshem qe nje pozicionim i tille te shprehet me levizjen e kerkuar ne Parlamentin e Shqiperise per ngritjen e komisionit parlamentar ad-hoc i cili ne objekt te tij te kete keqyrjen edhe te materialeve zgjedhore - thote Kume. Qendrimi i socialisteve i shprehur disa here nepermjet deklaratave mediatike eshte pasuar me nje leter qe kryetari i Partise Socialiste Edi Rama u dergoi ambasadoreve te akredituar ne Tirane. Ne kete leter ai kerkonte ndermjetesimin e tyre per te vene ne jete oferten qe i kishte bere ne 20 tetor Kryeministrit. Por nga ana tjeter Kryeministri Sali Berisha ne nje reagim publik pas terheqjes se socialisteve pohoi se i beson vetem dokumentit te shkruar dhe jo fjaleve te cilat i merr era. Meqenese zoti Rama sic me informoi zyra e shtypit ka deklaruar se i ka dorezuar Kryeministrit oferten ne ate oferte ai ben fjale per hetim te pakufizuar. Qe nga koherat me te hershme eshte thene nga latinet Verba vola scripta mane pra Fjala fluturon shkrimi mbetet. Dhe une e garantoj se do ta trajtoj me seriozitetin me te madh. Oferte per hetim te pakufizuar kryetari i nderuar i PS-se ta harroje se une mund te pranoj - ka theksuar Berisha. Kryeministri ka bere te qarte se nuk eshte ne dijeni te asnje oferte te re te Partise Socialiste. Ai permendi faktin se Rama ka dorezuar oferten e vjeter te 14 shtatorit nderkohe qe kerkoi ta zyrtarizonte ne Parlament qendrimin e ri per terheqjen nga hetimi i kutive te votimit te zgjedhjeve te 28 qershorit 2009. Rama paska quajtur oferte te re ate te 14 shtatorit. Kjo per mua eshte nje lloj mungese e plote serioziteti. Ne ate oferte shkruhej per hetim te pakufizuar por ne sistemin demokratik nuk ekziston asnje personalitet apo institucion qe te kete fuqi te pakufizuar - u shpreh kreu i qeverise.