Berisha: Ligj për tokat e papunuara

Të gjithë shtetasit shqiptarë që tokat e tyre i lënë djerrë ajo do t'u merret nga komuna kundrejt një takse sa një e dhjeta e fitimit. Ky është propozimi i ardhur nga kryeministri Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë. Sipas shefit të qeverisë, toka nuk do të merret, por do të kalojë në fondin e komunës, ndërkohë që pronari do të marrë një të dhjetën e fitimit nga shfrytëzimi i saj. Ndërkaq kryeministri Berisha deklaroi se këtë vit është investuar afro 10% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Gjithë kjo, sipas Berishës u jep përgjigjen e merituar të gjithë atyre që pretendojnë se vendi ynë ka krizë, por që në fakt ajo është krizë psikologjike.
Në mbledhjen e sotme, kryeministri debatoi me ministrin e Financave për nivelin e pagesës për studimet e doktoratures, ku kërkoi që tarifa të behet në 2 milionë lekë nga 4 milionë që është aktualisht.