E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplaset avioni me kullën e kontrollit në Tailandë

Një avion tailandez me pothuaj 70 persona në bord është përplasur pak orë më parë me një kullë kontrolli në aeroportin e ishullit Koh Samu në Tailandë.
Mediat e huaja raportojnë se piloti ka humbur jetën dhe 41 të tjerë janë plagosur. Të gjithë personat në bord përvec 4 anëtarëve të ekuipazhit ishin turistë të huaj, përfshirë 10 italianë. Avioni i një kompanie vendase Bangkok Airuejs ishte nisur nga qyteti Krabi në perëndim të vendit, një destinacion mjaft popullor turistik. Aksidenti ka ndodhur në momentin e uljes së mjetit në pistë. Shkak mendohet të jetë moti i keq. Shirat e rrëmbyeshëm duket se kanë çuar në rrëshqitjen e avionit dhe në përplasjen me kullën e kontrollit duke marrë më pas flakë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›