Berisha: Ligji i dosjeve, më themelori për kushtetutën

Kryeministri Sali Berisha në senacën plenare për ligjin e dosjeve u shpreh se ligji i dosjeve është më themelori për Kushtetutën e Shqipërisë, është ligji i kujtesës kombëtare. "Ligji ndëshkon të gjithë pjesëmarrësit e proceseve politike. Ligji i dosjeve jo vetëm përjashton nga administrata, por vendos në bankën e akuzës të gjithë ata që kanë marrë pjesë në veprat e komunizmit", u shpreh Berisha. Sipas tij ligjin e dosjeve e ka aprovuar Rumania, Çekia, edhe Serbia, për të hedhur poshtë legjitimitetin e barbarisë komuniste. Sali Berisha theksoi se është adaptuar ligji çek. "Në këtë vend gjatë 18 vjetëve janë regjistruar qindra hakmarrje personale, dhe vetëm një rast hakmarrje politike. Jeni dëshmitarë se deri në vitin '90 po të shqiptoje fjalën të drejtat e njeriut të priste burgu. Ndaj në këtë komunizëm, nuk kishte paqe sociale. Ndaj ne iu përmbajtën kësaj divize dhe adoptuam ligjin çek. Arsyeja e dytë që zgjodhem ligjin çek ishte se ligji çek njihej si ligji i presidentit, një burrë i shquar, ndaj menduam se këtë ligj mund ta adaptonim më të qetë",theksoi ai. Berisha tha ndër të tjera se në '97 u zhbë procesi i lustrimit. Iu dha dëmshpërblimi dhe pafajësia figurave të atyre që kishin bërë krime, duke përmbendur Ramiz Alinë, si njeriun eksponent të luftës,ai që fshehu masakrën e Tivarit, njeriu që firmosi ekzekutimin e oficerëve në Elbsasan ,apo edhe Arian Çelën.