PS: Vendimet e Qeverisë, të paligjshme
15/12/2008 Rruga “Durrës-Kukës-Morinë”
Partia Socialiste deklaron se vendimet e marra nga Këshilli i Ministrave për ndërtimin e rrugës “Durrës-Kukës-Morinë” janë pa fuqi juridike. Kreu i Komisionit të Ligjeve në Asamblenë Kombëtare në PS, Ylli Manjani, ka thënë se pasi kanë verifikuar të gjitha fletoret zyrtare të vitit 2006 (vit në të cilin pretendohet se janë marrë të gjitha vendimet e Qeverisë për ndërtimin e kësaj rruge), “rezulton se tre nga katër vendimet e pretenduara nuk janë të botuara në Fletoret Zyrtare. “Konkretisht vendimet numër 158 datë 15.03.2006, nr. 481 datë 14.06.2006 dhe nr. 460 datë 10.07.2006, që i pandehuri Basha dhe Kryeministri pretendojnë se janë marrë në qeveri nuk gjenden në asnjë fletë të fletoreve zyrtare të shtetit”, ka Manjani. Sipas tij, këto vendime janë juridikisht zero dhe të paqena dhe si të tilla kanë qenë dhe mbeten të pazbatueshme. “Me këto vendime të pazbatueshme e gjithë Qeveria e Sali Berishës në mënyrë të paligjshme ka nxjerrë nga buxheti i shtetit deri tani mbi 600 milionë euro. Me këto vendime të pazbatueshme Qeveria e Sali Berishës ka lidhur kontrata e ka marrë kredi duke thelluar borxhin publik. Ky skandal i rëndë shtetëror është dëshmi e faktit se Sali Berisha dhe klani i tij nuk pyesin as për Kushtetutë, as për ligj e as për shtet”, tha ai.