Bogdani: Opozita,sulme politike ndaj ministrit Lulzim Basha

Pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Tiranës që shpalli të pavlefshëm fletëthirrjen për Lulzim Bashën ka reaguar Partia Demokratike nëpërmjet zëdhënësit Gerti Bogdani. Sipas PD-së, ndaj ministrit Basha po bëhen sulme politike."Edi Rama reagoi nëpërmjet komistarit të tij në Prokurorinë e Përgjithshme, në një deklaratë tërësisht politike dhe anti-ligjore, në të cilën u deklarua qartë se Rama nuk njeh vendimet e gjykatave dhe institucioneve të pavarura", shkruhet në deklaratën për shtyp. Sipas zëdhënësit Gert Bogdani "Duhet ti themi Ramës se deklarata e komisarit të tij është anti-ligjore dhe anti-kushtetuese në historinë 18-vjeçare të demokracisë në Shqipëri".