Bylykbashi: Duhen ndryshuar afatet për listat dhe KQZ
15/12/2008 Ligjvënësi voton “dosjet”, ringre komisionin për Kodin
Kuvendi ka parashikuar të votojë gjatë seancës së sotme parlamentare projektligjin e shumëpërfolur sidomos gjatë këtyre tre viteve të fundit, atë për hapjen e dosjeve. Projektligji u miratua vetëm pak ditë më parë nga Komisioni parlamentar i Ligjeve pa prezencën e opozitës, e cila braktisi punimet e këtij komisioni. Po sot, Kuvendi do të rimandatojë Komisionin e posaçëm për Reformën Zgjedhore, i cili do të shqyrtojë dekretin e Presidentit të Republikës, Bamir Topi për Kodin e ri Zgjedhor. Por ringritja e komisionit sipas ekspertit të PD-së në hartimin e Kodit, Oerd Bylykbashi, lë hapësirë për ndryshimin e afateve të tjera në ligj, përveç atyre të kontestuar nga Presidenti i Republikës. “Amendimi i nenit që përcakton afatin e dekretimit të zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës, mund të sillte si nevojë edhe rishikimin e një seri dispozitash të tjera në pjesë të tjera të Kodit në mënyrë që të harmonizohen afatet dhe procedurat e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve nga institucionet, duke filluar që nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, tha Bylykbashi. Duke iu referuar afateve deri në hyrjen në fuqi të Kodit, praktikisht shtyhet ngritja e KQZ-së, si dhe dërgimi i listave paraprake të zgjedhësve tek ky institucion. Ligji e parashikon brenda 6 muajve, afat i cili konsiderohet i skaduar.