Leskaj: Ligji cënon garancitë kushtetuese, mbron interesa personale

Deputetja e PS-së Valentina Leskaj duke folur për ligjin e dosjeve tha se ky ligj është mbron interesa personale. "Ligji i dosjeve nuk është për interesat e shqiptarëve por për interesa personale. Ligji cënon garancitë kushtetuese, cënon 20 nene të saj. Ligji i dosjeve është në kundërshtim me kriteret e BE-së", u shpreh Leskaj.Sipas saj me këtë ligj po krijohet një gjykatë e ngjashme me atë të diktaturës. "Ligji cënon demokracinë e vendit, është një regres në përarimin demokratik",tha ajo. Deputetja e PS-së deklaroi se "Ne socialistët kemi kërkuar që për këtë projektligj të garantohej ekpertiza e Këshillit të Evropës dhe ODHIR-it, por ju e keni rrëzuar kërkesën tonë. Është e qartë që juve ju duhet një ligj për të mbrojtur shkaktarët e Gërdecit, për të mbyllur dosjet për Bashën e Fazlliç, për të spostuar vëmendjen nga varfëria". Ndër të tjera ajo theskoi se "Mbetetemi për hapjen e dosjeve nëse ky proces bëhet në frymën e Këshillit të Evropës dhe nuk cënon insitucionet. Kërkojmë heqjen e projektit, të konsultohet me ekspertët e Këshillit të Evropës dhe ODHIR-it.". Në replikë me kryeministrin, Valentina Leskaj u shpreh se qëllimisht ligji i dosjeve u hap para zgjedhjeve, pasi çështja e hetimeve dhe dosjeve ka hyrë në një fazë të re. "Nëse doni të merrni në konsideratë këshillat tona për amendim të ligjit,atëherë duhet të rishikojmë edhe një herë projektin", përfundoi ajo.