Berisha: Ligji i ri nuk cenon perfituesit e ligjit 7501
Miratimi i ligjit per verifikimin e titujve te pronesise nuk do te cenoje ata persona te cilet ne menyre te rregullt kane perfituar nga ligji 7501 tokat e tyre. Duke i cilesuar spekulime qendrimet se ky proces synon te preke te gjithe ata qe kane perfituar nga ligji 7501, kryeministri Berisha ka garantuar se nga procesi verifikimit te titujve nuk preket askush qe ka perfituar toke ne menyre korrekte dhe ne perputhje me kriteret e ketij ligji.
"Dua te garantoj te gjithe fermeret dhe qytetaret shqiptare qe kane marre toke ne perputhje me ligjin 7501, ne perputhje me kriteret dhe ne zbatim te ketij ligji, se ky proces nuk u cenon atyre asnje centimeter toke. Cdo perpjekje per t'i trembur dhe frikesuar eshte thjesht perpjekje qe mafia grabitqare e tokes ben kunder ketij ligji", ka evidentuar kryeministri Berisha, gjate kalimit te ligjit per verifikimin e titujve te pronesise ne qeveri. Po keshtu kryeministri Berisha ka theksuar se larg cdo tendence politike, kushdo qe ka abuzuar dhe ka pervetesuar toke ne kundershtim me ligjin do te perballet me humbjen e titullit te pronesise, nderkohe qe u sanksionon ne menyre perfundimtare titullin e pronesise atyre qe e kane perfituar ne perputhje me kriteret e ligjit 7501. Per kompletimin ne kohe dhe me saktesi te ketij procesi, kryeministri Berisha ka kerkuar mobilizimin e te gjitha resurseve financiare dhe njerezore, si dhe percaktimin e rregullave te bashkepunimit, ne menyre qe komisionet e verifikimit te fillojne menjehere nga puna. Sipas tij, eshte e rendesishme qe te gjithe ata qe e kane marr token ne menyre te pamerituar ta dorezojne ate, brenda nje periudhe kohe te percaktuar, ne te kundert duhet te veprojne fuqishem te gjitha prerogativat penale, jo me synim ndeshkimin, por rivendosjen e se drejtes.