Rremben djalin, i ve gjobe nenes
TIRANE - Denoncimi per rrembimin e nje femije ka vene ne levizje policine e Tiranes e cila u perball me pengmarrje te dyshuar te 15-vjecarit nga baba i i tij. Romeo F., 15 vjec, me banim ne kryeqytet, u denoncua mengjesin e se shtunes se ishte zhdukur dhe dyshimet me te forta binin mbi rrembimin e tij nga i ati. Burime zyrtare policore konfirmuan per "Koha Jone", se adoleshenti ishte marre nga i ati ne kembim te nje shume parash qe kerkonte nga nena e te voglit. "Romeo F., eshte marre nga i ati pasi ky i kishte vene gjobe nenes se femijes ne shume dy milione leke", konfirmuan zyrtaret e policise. Ata theksuan se behet fjale per nje grindje te nisur kohe me pare mes ciftit qe tashme eshte ne procedura divorci. "Babai i femijes vendosi gjoben ne vleren dy milione leke pasi kishte pretendime per ndarje te padrejte te parave te shtepise qe e shoqja kishte shitur", - vijuan burimet zyrtare policore. Romeo F. 15 vjec eshte mbajtur nga i ati i tij, Brunildo, qe ne oren 09:00, te mengjesit te dy diteve me pare dhe deri ne oret e vona te mbremjes se djeshme, policia nuk kishte mundur qe ta lironte ate, pasi nuk i ishte gjetur vendndodhja. Policia premtoi mbreme se "situata do te zgjidhet shpejt".
Konflikti
Gjithcka mes ciftit F. Ne kryeqytet, kishte nisur disa kohe me pare. Dy bashkeshortet qe ishin ne prag divorci, nuk jetonin me bashke. Burime nga policia e kryeqytetit kane bere te ditur se, gruaja e Brunildo F., kishte shitur shtepine ku me pare jetonte cifti dhe kishte shkuar te jetonte te mamaja e saj. Nderkohe qe parate e shitjes ishin ndare mes burrit dhe gruas, por dy milione leke jane bere "molle sherri" mes te dyve. Burri pretendonte se ato para duhej t'i merrte ai, nderkohe qe gruaja kundershtonte pretendimet, duke vleresuar se asaj i takonin parate, meqe kishte dhe djalin. Prej kohesh, sipas policise, vazhdonte ky konflikt mes dy bashkeshorteve gati ne ndarje. Por dy dite me pare, ne oren 09:00, te mengjesit gjithcka kishte marre per ters. Brunildo, ka marre djalin Romeo, me vete dhe eshte larguar ne drejtim te paditur. Pak ore me pas, ne oren 17:30, ai ka kontaktuar me shtepine e vjehrres se tij, duke kerkuar para. "Djalin e kam marre une dhe dua shumen dy milione leke", - i ka thene ai gjyshes se djalit 15-vjecar, duke konfirmuar gjoben ndaj nenes se adoleshentit.
Negociatat
Por denoncimi ne polici ka ardhur disa ore me vone. Burimet kane shtuar se, familja e gruas ka negociuar me Brunildon qe te lironte djalin, por kjo gje nuk kishte sjelle fryte. Atehere afer mesnates, duke gdhire dita e djeshme familjaret e nenes se djalit, i jane drejtuar uniformave blu te kryeqytetit, ku kane bere denoncimin. Ka qene vetem e ema e djalit qe eshte paraqitur tek Policia e Tiranes, duke denoncuar veprimin e bashkeshortit te saj, qe kishte marre djalin dhe kerkonte leket e shtepise. Ky denoncim ka vene ne alarm uniformat blu, te cilet kane ngritur nje grup te madh hetimor me pjesemarrje nga te gjithe specialistet me te mire te sektoreve. Keta te fundit kane kerkuar nga Brunildo F., qe te lironte djalin, duke i premtuar se ndaj tij, nuk do te kishte asnje pasoje ligjore dhe se kjo gje do te zgjidhej mes ciftit. Por oferta nuk ka funksionuar, te pakten deri ne oret e vona te dites se djeshme, ku policia ende nuk kishte gjetur dhe lene te lire 15-vjecarin.