E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, qeveria e kapur nga mafia

Partia Socialiste akuzoi dje se qeveria komandohet nga mafia dhe nuk i sherben me qytetareve shqiptare. Nenkryetari i grupit socialist, Erion Brace tha dje se qeveria ne pushtet eshte nje qeveri ilegale e grupimeve mafioze. "Nuk eshte me qeveria legjitime e qytetarit, por qeveria ilegale e grupimeve mafioze, nuk jane me institucionet ligjore por institucionet nepotike dhe tribale te fisit, qe i sherbejne nje grushti njerezish qe i perzgjedh MAFIA, i emeron ne krye te shtetit MAFIA, i komandon MAFIA, me te cilen ndajne te mirat publike te shqiptareve dhe perfitimet nga shfrytezimi i paligjshem, kriminal i te mirave publike te shqiptareve", akuzoi rende Brace. Sipas numrit dy te grupit socialist, tashme ne syte e cdo shqiptari, nuk eshte me qeveria legjitime e Shqiperise, por qeveria ilegale e kapur e Sali Berishes. Brace theksoi se ne seance plenare, u mundua te paralajmeroje ne sy te Jozefina Topallit, Lulezim Bashes, Ridvan Bodes, Bujar Nishanit dhe te tjere ministra te qeverise se Sali Berishes, dorezimin e shtetit ne keto duar, renien e ligjit ne marredhenien kriminale, informale ne trajektoren, Shqiperi- Bosnje- Serbi- Qipro. "Renien e parave publike ne nje xhiro te papare parash te paligjshme, parash te pista, perfshirjeve e institucioneve legale te shtetit ne nje skeme "lavatrice", te pastrimit te parave me te ndyra te Ballkanit", vijoi ai. Per nenkryetarin e grupit socialist, cdo dite e me shume, qeveria po provon se nuk eshte e afte te mbroje territorin, institucionet apo dhe ligjin. Perkundrazi, po i vendos ne sherbim te grupeve klienteliste, grupeve kriminale te nivelit me te larte me qellimin e vetem pasurimin e paligjshem. "Kisha vendosur qe sot te beja nje seri pyetjesh per kryeministrin e vendit Sali Berishen, por natyrisht qe eshte e kote, ai do dali dhe do te mbrohet pas pak minutash", reagoi Brace. Ai permendi dhe njehere faktin qe prej kohesh ne Kuvend, kryeministri dhe ministrat e qeverise nuk u pergjigjen interpelancave dhe pyetjeve qe Partia Socialiste kerkon prej kohesh. Brace hodhi dje dyshime dhe per menyren e financimit te fushates elektorale te PD-se ne zgjedhjet parlamentare 2005. R.Rapushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›