E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria, takim me prefektet per pronat

Prefektet e qarqeve te vendit, takohen sot ne Tirane me kryeministrin per te diskutuar ne lidhje me implementimin e ligjit per verifikimin e titujve te pronesise te miratuar ne muajin korrik nga Kuvendi. Ne takim pritet te marre pjese dhe zevendeskryeministri Genc Pollo, i cili prej kohesh ne bashkepunim me ministrine e Bujqesise dhe specialiste te fushes po hartojne programin e punes per implementimin e ketij ligji. Nga ana tjeter te pranishem ne kete mbledhje do te jene edhe ministrat e tjere, si ai i Bujqesise, Jemin Gjana, dikasteri i te cilit eshte dhe hartues i ketij ligji.

Mesohet se prefektet do te raportojne si ka ecur zbatimi i ligjit gjate periudhes rreth tre mujore qe ai ka hyre ne fuqi. Ata pritet te evidentojne problematiken ne terren qe strukturat e tyre hasin ne zbatimin e ketij ligji.

Gjate miratimit ne qeveri te kesaj nisme, kryeministri Berisha e cilesoi kete ligj si jashtezakonisht te rendesishem. Sipas tij, ky ligj i jep pergjigje abuzimeve te bera ne lidhje me token ne vend. Per Berishen, kjo nisme ligjore per pronesine mund te cilesohet si ligji i anti-abuzimit me token, apo si ligji anti-mafia i tokes. Berisha evidentoi se ata qe kane grabitur token, ne radhe te pare jane pushtetaret e cdo ngjyrimi politik. Sipas Berishes, nepermjet kesaj nisme cilido drejtues vendor apo qendror qe ka pervetesuar abuzivisht token, do te perballet me ligjin dhe humbjen perfundimtare te pronesise se fituar padrejtesisht. Per kryeministrin, grupi i dyte i abuzuesve te medhenj jane kryetare bashkish dhe kryesisht komunash qe, "me afera korruptive, ne kundershtim me ligjin 7501, kane ndare dhe u kane dhene te tjereve, sasi te medha toke pa asnje baze ligjore dhe jetim mbeten pronaret. Sipas Berishes, keto dukuri kane ndodhur edhe gjate vitit te kaluar dhe tashme atyre duhet t'u vihet nje fre. Reforma ne pronesi eshte konsideruar gjithmone nga faktori nderkombetare si nje ceshtje e rendesishme qe duhet te gjeje zgjidhje sa me shpejt.

Demokratet kunder abrogimit te ligjit 7501

Kryetari i qeverise ne menyre te perseritur ka theksuar se ligji i tokes 7501 nuk mund te rrezohet. Kryeministri Berisha ka theksuar se do te merren te gjitha masat per korrigjimin e padrejtesive te bera nepermjet ketij ligji, por ne asnje menyre ai nuk mund te pushoje se ekzistuari. Ndonese presionit te vazhdueshem te Partise Republikane si aleati me i rendesishem i Partise Demokratike, kryeministri Berisha nuk ka pranuar rrezimin e ketij ligji. Nga ana tjeter perfaqesuesit e Partise Republikane ne menyre te vazhdueshme kane kerkuar edhe rrezimin e ketij ligji, duke e quajtur ate pergjegjes kryesor per kaosin ne cceshtjet e pronesise qe ekziston sot ne vend.

Fatjona Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›