Berisha: Ligji në Parlament, kërkoj votat e Ramës
Tiranë-Kryeministri Sali Berisha është shprehur sot për ligjin e dosjeve në mbledhjen e Grupit të PD-së. “Ne shkojmë në Parlament me vendosmëri për ta shqyrtuarëtë ligj”. Ndërsa shtoi se unë e kuptoj fare mirë pakënaqësinë e disa prej jush për të mos miratuar variantin e përgjedhur, por ne duam që me këtë ligj ti themi shqiptarëve dhe botës se e konsiderojmë diktaturën të paligjshme, dhe moralin e saj të papranueshëm”
Gjithashtu ai i ka bërë thirrje edhe opozitës që ta votojë këtë ligji. “Uroj që zoti Rama të reflektojë dhe të mos mbajë peng forcën që drejton për arsye të cilat janë të paqarta”.
Në mënyrë të tërthortë Berisha ka sulmuar edhe Presidnetin e Republikës, teksa u shpreh se “janë dekoruar prokurorë të cilët kanë dhënë vendime për vrasje dhe masakrime në periudhën e diktaturës”. Deri tani Topi ka dekoruar prokurorin Skënder Brecaj. Ka qënë Skënder Brecaj ai që persekutoi, Xhelal Koprecen, në vitin 1979.