Hajdari: E pavlefshme fletëthirrja për Bashën
Tiranë- Gjykata e Tiranës ka shqyrtuar sot kërkesën e bërë nga avokati i ministrit të Jashtëm Lulzim Basha, Zef Nikaj, për shqyrtimin e fletëthirrjes së prokurorisë. Trupi gjykues i kryesuar nga Fatmira Hajdari, ka vendosur në favor të avokatit, duke e shpallur të pavlefshëm fletëthirrjen e prokurorisë për ministrin.
Gjykata vendosi që Ministri i Jashtëm të mos merret si i pandehur, sipas gjyqtarëve thirrja e tij është bërë jashtë afateve. Avokati i Bashës pretendon se prokuroria ka kryer veprime të paligjshme ndaj klientit të tij. Avokati i Bashës paditi prokurorinë për “veprime flagrante të prokurorisë në kundërshtim me ligjin që përmbajnë aktet procedurale të njoftimit, bazuar në nenin 130 pika 3 te Kodit te Procedures Penale".
Por edhe pse akti procedurial u gjykua nga Gjykata e Shkallës së Parë, nuk dihet sa efikas do të jetë, pasi çështja Basha ka kaluar në Gjykatën e Lartë, ku është caktuar edhe trupi gjykues, me relator Spiro Spiron. Prokuroria ngriti pretendimin se Basha nuk mund të gjykohet nga Gjykata e Tiranës pasi është personalitet, si rrjedhojë këtë tagër e ka Gjykata e Lartë. Dosja me akuzat ndaj tij për rrugën Durrës-Kukës, është pranuar të gjykohet në Gjykatën e Lartë.