E Diel, 1 Nëntor 2026

Filipine, mbytet motobarka, vdesin 23 vete, zhduken dhjetra

Të paktën 23 vetë humbën jetën dhe 26 u deklaruan të zhdukur, pasi një motobarkë u përmbys në det pranë brigjeve veriore të Filipineve. “Rreth 50 persona mbijetuan nga aksidenti”, deklaroi shefi i Rojes Bregdetare, Wilfredo Tamayo, i cili shtoi se disa prej tyre u shpëtuan nga varkat e peshkimit në provincën veriore Cagayan.

Anija u largua nga ishulli Calayan, por nuk mbërriti dot në qytetin Aparri të provincës Cagayan, rreth 400 kilometra në veri të Manilës.

“Ky aksident ndodhi për shkak të rrymave të fuqishme detare në zonën ndërmjet Calayanit dhe Aparrit”,  deklaroi Melchito Castro, drejtori rajonal i grupit qeveritar për katastrofat natyrore.

“Roja Bregdetare, marina dhe trupat e forcave ajrore po vazhdojnë me operacionet e

kërkim-shpëtimit”, u shpreh Castro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›