Altin Kore ekstradohet drejt Amerikes

Ekstradohet drejt Amerikës, 35- vjeçari Altin Kore, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga DEA i akuzuar si është një ndër drejtuesit e një grupi të fuqishëm në shpërndarjen së drogës në Dallas të Amerikës.
Ekstradimi mësohet të jetë kryer në gdhirë të ditës së sotme, ndërsa Kore u është dorëzuar në aeroportin e Rinasit, përfaqësuesve të Ambasadës Amerikane dhe INTERPOL Uashington. Kore u arrestua në 24 qershor, në aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit, teksa kthehej nga pushimet në Antalia. Policia njoftoi me një deklaratë se Kore rezultonte person në kërkim ndërkombëtar në bazë të një urdhër arresti të lëshuar në datën 3 mars nga gjykata e Tekasasit në SHBA.
Sipas të njëjtit burim, mbi të rëndojnë akuzat e “bashkëpunimit me synim shpërndarjen e kokainës”, “zotërim i një arme zjarri, në vijim të një krimi për trafikim lëndësh narkotike”.
Në bazë të hetimeve të kryera në Dallas, ka rezultuar se midis periudhës janar 2007 dhe 14 gusht 2008 në Distriktet Lindore dhe Veriore të Teksasit, Altin Kore ishte anëtar i një organizate droge që shpërndante sasi kokaine në shumë kilogramë.
Më 4 maj 2008 Kore trafikoi 3 kg kokainë në SHBA nga Meksika në SHBA dhe u shpërnda në Dallas, Teksas dhe Indiana. Për më tepër, një sasi lëndësh narkotike u dërguan në Shqipëri dhe Itali. Organizata e drogës fshihte lëndët narkotike në qirinj aromatizues, që dërgoheshin me anije në Europë, në kontenierë ngarkesash.
Hetimet tregojnë se në total Kore është përgjegjës për 20 deri në 25 kg kokainë të trafikuar. Biznesmeni i Bllokut, Altin Kore, u arrestua të premten në Rinas, pak minuta pasi zbriti nga një charter. 35-vjeçari i kërkuar në SHBA po kthehej nga pushimet verore në Antalia të Turqisë, kur ka ndjerë shtrëngimin e prangave në duart e tij.