E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, qeveria votëbesohet sot në parlament

ATHINE-Sot në parlamentin grek vazhdojnë në ditën e tretë debatet për votëbesimin, të cilat do të mbyllen me votimin në mesnatë.
Me largimet e fundit të deputetëve dhe deklarat e disa të tjerëve për të mos i dhënë besimin kësaj qeverie, PASOK është tkurrur mjaft dhe nëse s’ka ndryshime të tjera, sot në parlament socialistët kanë vetëm 149 vota.

Papandreu këmbënguli për konsensus bëri dhe thirrje për votëbesimin e qeverisë, pasi sipas tij cuarja e vendit në zgjedhje në këtë periudhë do të ishte falimentuese për Greqinë.

Dje kryeministri grek u paraqit i hapur për një qeveri bashkëpunimi gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë, por edhe duke folur në Parlament mbrëmë deklaroi qëndrimin e tij mbi formimin e një qeverie kalimtare, të pranuar gjerësisht.

Papandreu tha se është i gatshëm që të fillojë debatin për krijimin e një qeverie tranzitore dhe më pas, pasi të sigurohet mbarëvajtja e vendit e të ratifikohet marrëveshja e kredisë, vendi të përgatitet për zgjedhje. Në përgjigje të kritikave nga opozita Papandreu tha se “nuk heq dorë nga qeveria, sepse do të krijohej një hendek i pakontrollueshëm”, por siguroi se “nuk jam mbërthyer në karrigen e kryeministrit”.

Më herët, lideri i konservatorëve Antonis Samaras, kishte propozuar krijimin e një qeverie tranzicioni, pa pjesëmarrje politike, e cila do të ketë si objekt ekskluziv mbajtjen e zgjedhjeve dhe ratifikimin e marrëveshjes për kredinë, nga parlamenti aktual. Fakti që Demokracia e Re do të votojë marrëveshjen për kreditimin e Greqisë u përshëndet nga kryeministri Papandreu.

(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Greqi, Junker: Nuk ju ndihmojmë dot, nëse nuk dëshironi Papandreu anulon referendumin: Opozita do votojë marrëveshjen Greqi, Samaras: Me Papandreun nuk ka konsensus

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›