E Diel, 1 Nëntor 2026

Gërdeci, nis procesi gjyqësor ndaj 29 të akuzuarve

Dosja penale për këtë çështje ka mbërritur në Gjykatën e Tiranës në mars të këtij viti, dhe që prej atëherë seancat janë shtyrë herë pas here.

Vlen të theksohet që në seancën e sotme janë të pranishëm të gjithë avokatët e të pandehurve, të cilët më parë ishin bërë pengesë për nisjen e këtij procesi. Në seancën e sotme do t’iu bëhet e ditur akuza të gjitha personave të vënë nën hetim nga prokuroria.

Dosja "Gërdeci" mbërriti në gjykatën e Tiranës pas vendimit të 22 majit 2009, ku Gjykata e Lartë vendosi për ndarjen e saj dhe mbajti për gjykim vetëm ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Të akuzuarit, mes tyre Mihal Delijorgji, administrator i "Albademil", Ylli Pinari, ish-kreu i MEICO-s, si dhe disa ish-ushtarakë të lartë pritet të gjykohen nga gjykata e Tiranës.

Në tragjedinë e Gërdecit, si pasojë e shpërthimit të një fabrike për çmontimin e municioneve gjetën vdekjen 26 persona dhe u plagosën 300 të tjerë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›