E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS akuza Berishes e Ristanit per fletet

Partia Socialiste akuzon kryeministri Sali Berisha dhe Kreun e KQZ Arben Ristani se po djegin provat e krimit electoral. Deputetja Vasilika Hysi tha se vendimi u mor në shkelje flagrante të ligjit dhe të Kodit Zgjedhor.

"Dëshirojmë ta paralajmërojmë ushtarin e mirë Ristani se kompetencat e tij  nuk përcaktohen nga urdhrat e Sali Berishës por nga ligjet e këtij vendi dhe kodi elektoral. Cdo abuzim politik me këtë kompetencë i vë përfaqësuesit e PD në KQZ në një fushë të minuar juridikisht që mund të ketë pasoja të rënda ligjore për vetë ata në momentin e këtij pushteti të vjedhur që sot e bën të paprekshëm që ti vijë fundi. Cdo përpjekje e Berishës dhe ushtarit të tij në krye të KQZ për të zbatuar forcërisht vendimin për të burgosur përfundimisht për 25 vjet listat e zgjedhësve, jo vetëm do të përbënte provën më të fortë se zgjedhjet e 28 qershorit janë vjedhur nga Saliu, por do ti jepte demorkacisë shqiptare një goditje shumë të rëndë", deklaroi Vasilika Hysi, deputete e PS.

Rovena Mocka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›