Pranga kosovarit prodhonte patatina false
VLORE-Është kapur në kushtet e flagrancës teksa shpërndante në treg prodhimin më të ri të llojit patatina, ndërsa mungesa e një pulle të ministrisë së Bujqësisë ka zbuluar edhe prodhuesin dhe tregtarin flas të patatinave “Snek”. Policia bën me dije se ky tregtar është shtetasi Bekim Aliu, 41 vjeç i lindur në Kosovë dhe banues në Tiranë. Aliu kishte mundur të ngrinte një punishte të mirë-organizuar në bodrumin e një pallati 10-katësh në Vorë dhe prej aty mundësonte prodhimin e këtij malli, jo vetëm pa pullën e ministrisë por edhe pa rënë në sytë e organeve tatimore, ose së paku kështu thotë policia në deklaratën e saj. Nga kontrolli i ushtruar në punishten e patatinave agjentët e anti-krimit mundën të siguronin pajisje moderne për prodhim dhe paketimin e mallit, një sërë mallrash të tjera si dhe automjetin tip furgon me targa të Kosovës që Aliu e përdorte për shpërndarjen e mallit që prodhonte vetë. Policia saktëson se vlera monetare e pajisjeve që u gjenden në bodrumin-prodhues të patatinave kapte shifrën e 30 mijë eurove, ndërsa kosovari u vu në pranga nën tre akuza.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)