Mblidhet taskforca e shendetesise Berisha Lufte korrupsionit

Që reformat e ndërmara në shëndetësi, të jenë të sukseshme, duhet të luftohet korrupsioni. Kështu është shprehur kryeministri Sali Berisha, gjatë mbledhjes së taskforcës, për shëndetsinë, ku gjatë së cilës është ndalur dhe në hartimin e protokollove te mjekimit, zbatimi i të cilave do të përcaktojë qartë koston e shërbimeve, duke cuar në rritjen e cilësisë së tyre.
"Nëse ne duam të kemi sukses duhet të luftojmë korrupsionin. Disa studime serioze dëshmojnë një rënie të ndjeshme të tij gjatë vitit që shkoi, por kjo nuk duhet në asnjë rrethanë të na qetësojë ne", tha kryeministri Sali Berisha.
Kreu i ekzekutivit është ndalur dhe në draftin e ri të sigurimeve shëndetsore, që qeveria miratoi disa ditë më parë duke e cilësuar atë si më të mirin ne shërbim të qytetarëve. "Zgjedhje e cila as nuk rrit taksën për qytetarët e siguruar dhe që detyron qeverinë që për ata të cilët nuk kanë mundësi të paguajnë tu përgjigjet qeveria", tha ai.
Kryeministri ka theksuar se çdo faturë duhet t’i shkojë Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetsor, kostot e çdo analize të çdo medikamenti dhe cdo procedure, t’i dërgohen këtij institucioni, pavarsisht se kjo nuk ështe një praktikë e lehtë, e cila duhet jete e pranishme edhe në vendin tonë.
Edlira Sulejmani