Berisha: Luftë ndaj pastrimit të parave

Fuqizimin e strukturave që luftojnë pastrimin e parave dhe trajnimi i stafit bazuar në eksperiencën më të mirë ndërkombëtare janë domosdoshmëri në luftën kundër pastrimit të parave. Komiteti Kombëtar të Bashkërendimit të Luftës kundër Pastrimit të Parave është mbledhur për të diskutuar mbi zhdukjen e këtij fernomeni nga realiteti shqiptar. Gjatë kësaj mbledhjeje, çdo institucion raportoi mbi masat e marra në zbatim të Programit Kombëtar "Për kontrollin e lëvizjes së monedhës cash në Republikën e Shqipërisë". Kryeministri Berisha u kërkoi pjesëmarrësve angazhim të madh në këtë luftë duke e cilësuar pastrimin e parave një fenomen tejet të rrezikshëm, një autostradë të krimit. Të pranishëm në këtë takim ishin ministra të qeverisë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, Kryeprokurorja Ina Rama, dhe drejtues të institucioneve anëtare në Komitetin Kombëtar të Bashkërendimit të Luftës kundër Pastrimit të Parave.