Xhafa: Komisioni i Reformave do shqyrtojë vetëm dekretin e Presidentit

Partia socialiste akuzon kreun e shtetit se ka nxjerrë protekste për kthimin e Kodit Zgjedhor kuvendit duke rrezikuar në këtë mënyrë respektimin e afateve kohore për Komisionin e Reformës Zgjedhore. Fatmir Xhafa, ekspert i Partisë Socialiste deklaroi se veprimtaria e komisionit është e kufizuar dhe kryeministri Berisha po përdor politikisht këtë situatë. Ndërkaq, anëtari i Lëvizjes Socialiste për integrim Spartak Braho tha se "Kishte depozituar propozimin e forcës së tij politike për të marrë komisionerë dhe partia demokratike dhe ajo socialiste duhet ti shqyrtojnë. Përkundrejt kësaj, Xhafa i mbyll derën LSI-së pasi sipas tij komisioni do të shqyrtojë vetëm dekretin e Presidentit dhe jo çështje të tjera shtesë. Parlamenti miratoi ringritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore për të diskutuar dekretin e Presidentit.