E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi:PS nuk ndikon në ligjin e dosjeve

Partia Socialiste e ka humbur mundësinë për të ndikuar në ligjin e dosjeve. Është ky qëndrimi i Partisë Demokratike, e cila përmes kreut të grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi ka deklaruar se "Opozita nuk mund të kontributojë më në këtë ligj i cili do të miratohet në kuvend me ndryshimet e fundit që i janë bërë në Komisionin Parlamentar të ligjeve. Më herët Komisioni Parlamentar i ligjeve ka miratuar propozimin e pesë deputetëve demokratë për të përfshirë në ligjin për hapjen e dosjeve edhe drejtuesit e radio-televizionit publik shqiptar dhe agjencisë telegrafike shqiptare. Komisioni hodhi poshtë propozimin e Nikollë Lesit, i cili kërkonte hapjen e dosjeve për të gjithë pronarët e mediave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›