E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD:Rama të japë hesap për firmën ekzekutuese të të atit

Partia Demokratike, nëpërmjet zëdhënësit të saj, Gerti Bogdani, i kërkoi kryetarit të PS-së të japë hesap për firmën ekzekutuese të të atit, mos të mbrojë të shkuarën e tij dhe të miratojë ligjin e dosjeve. "Kryeministri fton zotin Rama të gjejë kurajë dhe të shkëputet nga mbrojtja e lidhjeve të tija të vjetra, sepse kjo do ta ndihmojë të shikojë përpara." Në deklaratë thuhet gjithashtu se, " Pasi terhoqi grupin parlamentar nga debati per ligjin e pastertise se figurave, Rama doli përpara shqiptarëve për të bërë sulmin e radhës ndaj Kryeministrit. Në diskutimin e tij Kryeministri theksoi se Rama po pengon Partinë Socialiste dhe po e rendit atë krahas Partisë Socialiste Serbe dhe Partisë Radikale Serbe, si tre parti që nuk e pranojnë lustracionin. Rama e bën këtë vetem e vetem për të mbrojtur lidhjet e tij me të kaluarën e zezë të tij. Në rast se Rama do të faktojë të kundërtën, duhet tu kërkojë të falur shqiptareve, për firmën që ati i tij, si anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor ka vendosur për ekzekutimin e intelektualëve të shquar Avzi Nela, Vilson Blloshmi, Gazmend Leka dhe dhjetëra e dhjetëra të tjerë. Rama, nuk pranon lustracionin dhe fakton se më shumë se gjithçka mbron të shkuarën e familjes së tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›