E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Lufte trafiqeve dhe krimit ne familje

TIRANE - Kryeministri Sali Berisha, i pranishem gjate zhvillimit te analizes vjetore te Policise se Shtetit, ka vleresuar kontributin e punonjesve te policise, ne lidhje me liberalizimin e vizave. Per te shmangur çdo abuzim ndaj vendeve te BE-se, ne lidhje me mundesine e madhe qe kane shqiptaret, duke filluar qe sot, sipas Berishes, Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme duhet te hartojne nje plan konkret dhe te pergjigjen me eficience ndaj bashkepunimit me vendet e BE-se. “Ne çdo vend ka kriminalitet. Por asnje vend, asnje qeveri nuk ka autoritet te marre kriminalitet shtese per qytetaret e vendit te tij, ndaj ju takon juve te jepni garanci te plote, ne nje bashkepunim transparent me partneret tuaj, ne menyre qe ky akt madhor te mos krijoje as edhe shqetesimin me te vogel, ne vendet e zones Shengen”, u shpreh Berisha. “E verteta eshte se krimi, fatkeqesisht, disponon burime te pallogaritshme ne Shqiperi, Europe e ne bote dhe ne rrafshin nderkombetar, asgje nuk ka me nderkombetar se krimi. Krimi financiar, qe vetem pak vite me pare nuk kishte te qarte as edhe percaktimin, sot eshte i faktuar si shtrati i ngrohte i terrorizmit, i formes me agresive te krimit. Krimi ekonomik eshte i dukshem, i prekshem, kerkon vemendje, kerkon kuraje nga ana juaj”, deklaroi kryeministri. Me pas, duke pergezuar goditjet qe jane bere ne luften kunder droges, Berisha kerkoi me teper angazhim. “Komunikatat tuaja se u kap nje kamion me kanabis, por shoferi iku, ju akuzojne juve. Si mund t’ju ike shoferi? Me mire thoni se na e dorezoi kamionin shoferi”, u shpreh Berisha, duke theksuar se kjo mund t’i falej nje doganieri, por jo nje polici. Gjithashtu, ai i kushtoi edhe nje vemendje te veçante krimit ne familje. “Ai qe vret bashkeshorten apo femijen eshte monster. Por, ne qofte se ka nje krim qe mund te parandalohet me shume sesa format e tjera te krimit, eshte ky krim”, deklaroi kryeministri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›