Kukë, bora dhe akulli bllokon 3 komuna
KUKES- Temperaturat e ulta deri në minus 9 gradë Celsius dhe gjatë ditës arrijnë deri në minus 2 gradë Celsius kanë rënduar situatën ne qarkun e Kukesit, ku sot janë të bllokuara komunat e Arrnit, Zapodit, Kalisit, kryesisht për shkak të shtresave të mëdha të akullit të krijuar në rrugë, ndërsa trashësia e borës arrin deri në 40 centimetra, kryesisht në zonat rurale.
Pavarësisht temperaturave të ulta, rrugët kryesore janë të kalueshme dhe për mbajtjen nën kontroll të situatës në akset rrugore Morin – Kukës – tunel, Krumë – Qafë Prush, drejtoria rajonale e rrugëve ka hedhur pa ndërprerje skorje e kripë për të lehtësuar lëvizjen e mjeteve, ndërsa ka mbajtur në punë borëpastrueset. Më e rënduar mbetet situata në akset rrugore rurale, ku me mjaft vështirësi levizet më rrugën Kukës – Shishtavec si pasojë e rrëshqitjeve të vazhdueshme të materialeve inerte e akullit që ka mbuluar gjithë trasene e rrugës.
(d.b/BalkanWeb)