E Shtunë, 31 Tetor 2026

Analiza e policise per 2010: 24 vrasje me shume se ne 2009

/* */

Dje, gjate analizes vjetore te Policise se Shtetit, drejtori i Pergjithshem, Hysni Burgaj, deklaroi se ne 2010-n kane ndodhur 103 vrasje dhe jane zbuluar 83 prej tyre. Ne krahasim me statistikat e vitit te kaluar 2009, rezulton te kene ndodhur 24 vrasje me shume ne kete vit, nderkohe qe ka edhe nje renie te forces zbuluese. Ne nje kohe qe gjate 2009-s ndodhen 79 vrasje dhe vetem 9 mbeten te pazbardhura, me nje zbulueshmeri 88 per qind, kete vit ndodhen 103 vrasje, nderkohe qe jane ende te pazbardhura 20 prej tyre. Ajo qe vazhdon te mbetet ende problem, pavaresisht se jane marre masa, madje eshte bere edhe ristrukturimi i Policise Rrugore, jane aksidentet automobilistike. Nga statistikat e prezantuara dje nga drejtori Burgaj, rezulton te kete nje rritje te numrit te aksidenteve, por gjate ketij viti ka pasur me pak viktima. Sipas statistikave, gjate ketij viti kane ndodhur 1416 aksidente automobilistike, ku kane humbur jeten 316 persona, jane plagosur rende 342 persona dhe 1226 te tjere jane plagosur lehte. Sipas Burgajt, konstatohet nje rritje e numrit te pergjithshem te aksidenteve, me 9 per qind. Por njekohesisht, konstatohet nje ulje e numrit te personave qe kane humbur jeten ne aksidentet automobilistike ne masen 5.4 per qind, ne krahasim me vitin e kaluar. Burgaj, gjate prezantimit te statistikave, ndaloi tek puna qe eshte bere ne drejtim te luftes kunder krimit te organizuar. Sipas tij, gjate ketij viti, ne Prokurorine e Krimeve te Renda jane regjistruar 28 procedime pasurore. Si rezultat i veprimeve te kryera ne bashkepunim me prokurorine, jane paraqitur ne gjykate 10 kerkesa sekuestrimi per pasuri qe perllogariten rreth 6 milion euro. Ndersa ne zbatim te ligjit “Antimafia”, jane derguar ne prokurori 7 çeshtje, duke shenuar nje rritje te ndjeshme te rasteve te referimit per krimin e pastrimit te produkteve kriminale. Strukturat e Policise se Shtetit kane shenuar sukses gjate vitit 2010, ne luften kunder krimit te organizuar, trafiqeve dhe droges. Gjate ketij viti jane realizuar 45 operacione nga Antidroga, ose 50 per qind me shume se ne vitin 2009, gjate te cilave jane goditur 47 grupe kriminale te trafikut e shperndarjes se lendeve narkotike dhe jane proceduar 83 per qind me shume autore se vitin e kaluar. Te njejtat struktura kane kryer 33 operacione nderkombetare, ose 3 here me shume se vitin e kaluar. Gjate ketij viti jane proceduar penalisht 79 autore te kultivimit te bimeve narkotike, si dhe jane proceduar penalisht per shperdorim detyre dhe moskallezim krimi 23 kryetare fshatrash, 10 inspektore te ndermarrjeve pyjore dhe nje specialist i kadastres.

STATISTIKA

103 vrasje, 20 te pazbuluara, 24 me shume se ne 2009
316 persona te vdekur ne aksidente rrugore, 18 me pak se ne 2009
6 milione euro asete te sekuestruara nga “Antimafia”
33 operacione nderkombetare per luftimin e trafikut te droges
2 operacione nderkombetare me metoden “dorezim i kontrolluar”
106 zyrtare te proceduar per korrupsion, nga te cilet 72 te arrestuar
1931 vepra penale ne fushen e krimit financiar
846 vepra penale te renda kunder prones dhe jane zbuluar 566
1920 persona ne kerkim jane arrestuar, 437 me shume se ne vitin 2009
1744 raste te dhunes ne familje te denoncuara, nga 1063 raste te tilla per vitin 2009
1215 sherbime te kryera nga Forcat Levizese Operacionale
3361 shtetas te huaj jane pajisur me leje qendrimi dhe u eshte refuzuar kerkesa per vize 381 te tjereve
96 urdhra largimi jane ekzekutuar per shtetas te huaj dhe u eshte refuzuar hyrja 480 te tjereve

Basha: Policia, pararoje e liberalizimit te vizave

TIRANE - Ministri i Brendshem, Lulezim Basha, gjate fjales se tij ne analizen e Policise se Shtetit, theksoi se policia ka sherbyer maksimalisht ne plotesimin e kushteve per liberalizimin e vizave. Duke u ndalur konkretisht ne punen e policise, Basha vleresoi reformimin e policise gjate vitit 2010 dhe ne rolin qe luajten strukturat e policise ne liberalizimin e vizave. Basha ka pergezuar Policine e Shtetit per menaxhimin me sukses te situatave te krijuara gjate ketyre 12 muajve, permbytjet e fillimvitit ne Shkoder, plotesimin me perkushtim te larte dhe shume cilesisht te pjeses se saj ne kapitujt per siguri dhe drejtesi te pyetesorit te BE-se. Gjithashtu, sipas Bashes, policia menaxhoi me mjaft profesionalizem dhe sukses situaten e rendit dhe sigurise, gjate nje periudhe te tejzgjatur protestash, shenoi nje rekord ne fushaten parandaluese dhe shtrenguese kunder kultivimit te kanabis satives dhe ndermori nje nga reformat me te thella strukturore ne historine e Policise se Shtetit. “Analiza e vitit 2010 eshte mbushur me konstatime per suksese, arritje ne permbushje te pritshmerive, por po ashtu shtron detyra shume te medha para nesh. Permbushja e pritshmerive per liberalizimin e vizave shnderron para nesh, para Policise se Shtetit, detyren paresore per mbrojtjen me çdo kusht te kesaj te drejte qe i perket çdo qytetari shqiptar dhe te gjithe qytetareve shqiptare. Kjo mund te arrihet vetem nepermjet zbatimit rigoroz te kushteve te levizjes se lire, te percaktuara nga kodi “Shengen”. Policia Shqiptare, ne veçanti policia e kufirit dhe migracionit, por dhe sektori i luftes kunder krimit te organizuar, kane nje pergjegjesi te veçante per te parandaluar e goditur çdo perpjekje per te abuzuar ne kete kuader”, deklaroi ministri Basha.

ETLEVA DELIA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›