E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama vazhdoi dje edhe në Durrës skalitjen e bustit të Enverit

14-12-2010 / Gazeta 55

Me slogane anarshiste dhe apele për degradim të situatës, opozita mbylli një tjetër protestë të dështuar dje në qytetin e Durrësit. Edhe pse i ndodhur në kushte të papërshtatshme klimaterike, Edi Rama s’përtypi dot shenjën e braktisjes dhe sakrilegjit të pritshëm të qytetarëve durrsakë, teksa deklaroi se pavarësisht nga mbështetja e kauzës së tij, ai do ta çojë atë deri në fund. Ndjenjën e optimizmit s’ia kthen as slogani i ndryshuar dhjetëra herë, duke u pozicionuar “Saliu dështoi! Transparencë!”.
Përmend dhe lakon gjerë e gjatë fjalën dështim, pikërisht në një moment të papërshtatshëm politik, pasi realisht atë për të cilën ne sot gëzojmë, heqjen e vizave, u bë e mundur falë reformave dhe këmbënguljes së gjatë të kryeministrit të vendit Sali Berisha dhe formacionit të tij qeveritar. Pretendimet se qeveria dështoi sikurse edhe kryeministri, jo vetëm që s’kanë as argumentin më minimal për t’u bazuar, por njëherazi impakti i tyre është njësoj sikur të hedhësh fjalë në erë. Ndaj, pritshmëria për këtë protestë ka qenë një nga dështimet më flagrante të tubimeve të Edi Ramës gjatë 18 muajve me radhë. Dhe përsëri ai vazhdon të bëjë të pabindurin, pikërisht atëherë kur e ndjen, sheh dhe përjeton braktisjen në masë. As trillimet ekstreme, të cilat vetëm një mendje e fantazisë së gënjeshtrës mund t’i sajojë në lloj sistematizimi.
Por, kjo me sa duket po i shërben për uljen e kredencialeve politike dhe thellimin e injorimit të ekzistencës së tij politike. Kjo karikaturë e kthyer në një bumerang idealesh të rrënuara soc-komuniste, do vazhdojë me profesionin e skalitësit të bustit të atit të tij shpirtëror, Enverit. Pasi edhe çështjen e prishjes së Piramidës, të cilën e ktheu në një betejë të panevojshme politike, e bëri me qëllim mbrojtjen e kulteve që lartësojnë në përjetësi diktatorin më të egër që ka njohur ndonjëherë njerëzimi.
 Puna e skalitësit është edhe profesioni artdashës i Edi Ramës, e trashëguar nga Kristaqi, i cili edhe pse s’arriti ta edukonte siç duhej të birin, i la amanetin e mbrojtjes së çdo ngrehine që shëmbëllen kultin e ish firmëtarëve të ekzekutimeve publike me varje në mes të sheshit. Me broshura marksiste dhe teza të ish ideologëve komunistë, Edvini s’ia doli dot të artikulojë dhe importojë demagogjinë e mashtrimit dhe falsitetit, pasi qytetarët s’ia lejuan.
“Ne morëm vizat, ç’na duhen këto që thua”, iu drejtuan të pranishmit në protestë, kryetarit të opozitës Edi Rama.
Ngjitja e menjëhershme e Spartak Ngjelës në podium me thirrjet e tij të përhershme anarshiste, e çoi Edvinin të mendojë se do shërbente për ndryshimin e mendësisë së masës, por përkundrazi, kjo e rëndoi edhe më tepër situatën, pasi po vihej në diskutim respektimi i shtetit ligjor, gjë që cenon standardin demokratik dhe evropian të vendit. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›