STOLITË E MBRETËRESHËS GERALDINË
14/12/2010 TARTAN DUSHI
Odiseja e gurëve të çmuar që u porositën në firmën më të famshme të Evropës
Kur bëhet fjalë për gurë të çmuar, aq më tepër për ata mbretërorë, legjendat nuk kanë munguar kurrë dhe kjo histori që po ju tregojmë ka gati gati përmasat e një legjende, dhe këtë mund ta themi nisur nga peripecitë, vendet, protagonistët dhe zhvillimet e ngjarjeve. Por pavarësisht kësaj, gjithçka në këtë rast është një realitet, siç konfirmonte gazeta italiane “La Stampa”, në numrin e saj të 11 prillit 1961.
Më rastin e martesës së mbretit Ahmet Zog me konteshën hungareze Geraldina Apony, në prill të vitit 1938, Ministria italiane e Punëve të Jashtme sugjeroi që mbretëreshës t’i bëheshin dhurata të shtrenjta. Për këtë qëllim, meqë donte të bënte maksimumin, nëpërmjet ambasadave të saj në Londër dhe Paris, qeveria e Romës i bëri ftesë firmës së famshme të gurëve të çmuar, “Cartier”, që kjo e fundit të çonte në Tiranë disa përfaqësues të saj, për t’i demonstruar mbretëreshës së ardhshme (Geraldinës) produktet më të mira që kjo shoqëri kishte në kasafortat e veta. Urdhri ishte që të shpenzohej pa hesap. Për këtë arsye “Cartier” tërhoqi nga stendat e saj në “Band Street” dhe “Rue de Paix” qindra gurë të çmuar të cilësisë më të lartë, si: brilante, rubinë dhe smeralde në madhësi e ngjyra të ndryshme, që ishin dhe gurët e cmuar më të preferuar nga kontesha Geraldinë. Mbretëresha, sipas shkrimit të “La Stampas”, u tregua e përmbajtur kundrejt asaj çka i ofrohej si dhuratë: ajo zgjodhi aq gurë të çmuar sa duheshin për një kapëse flokësh, dy gjerdane, një byzylyk dhe një varëse, të cilat u përgatitën në vend nga teknikët e “Cartier”, për të qenë gati me kohë për ceremoninë e martesës së mbretit Zog, më 27 prill 1938.
Tri ditë pas dasmës, më 30 prill, një avion i tipit “Savoia-Marcheti”, pronë e shoqërisë ajrore italiane “Ala Litoria”, u ngrit në fluturim nga aeroporti i Tiranës me 21 pasagjerë në bord, ndërmjet të cilëve ishte dhe ambasadori i Shqipërise në Romë, Xhafer bej Vila, si dhe përfaqsuesit e firmës “Cartier”, më gjithë kasetën e gurëve të çmuar, ku Geraldina kishte bërë zgjedhjet e saj. Pasi kaloi Adriatikun, mjeti fluturues u ndal në Brindizi, ku zbritën konsulli i nderit të Shqipërisë në Torino, Lagangre, konsulli i nderit të Shqipërisë në Napoli, si dhe disa persona të tjerë. Në vendet e avionit të mbetura bosh hipën pasagjerë të tjerë, ndër të cilët edhe profesori i universitetit Pirro Marconi, pasardhës i arkeologut të njohur italian Luigji Ugolini, që kishte drejtuar misionet kërkimore në Butrint.
Në orën 15 e 30 avioni u ngrit përsëri në ajër, por këtë radhë udhëtimi do të ishte fatal: mjeti fluturues u përplas në masivin e Valecupas, në afërsi të Formios, komuna e Maranolas, në një zonë mes malit Terruto dhe atij të Ondinos. Të gjithë personat që ndodheshin në bordin e “Savoia Marchetit” vdiqën të karbonizuar.
Për çudi, për këtë tragjedi ajrore gazetave iu ndalua të shkruanin. Pas hetimit të ndërmarrë nga autoritetet italiane dhe përfaqësuesit e shoqërisë ajrore “Ala Litoria”, zyrtarisht u deklarua se shkak për aksidentin tragjik ishin kushtet e vështira atmosferike. Por kjo deklaratë nuk bindi aspak shtypin e huaj, aq më tepër që banorët e zonës së aksidentit kishin pohuar se atë ditë moti ishte i mirë. Përveç viktimave të shumta, në këtë aksident humbën edhe qindra gurë të çmuar, që përfaqësuesit e “Cartier” i kishin me vete gjatë kthimit nga Tirana. Tanimë gurët ishin shpërndarë në gjithë zonën malore, ku avioni u rrëzua, dhe dita-ditës fshatarët e zonës gjenin rubinë e smeralde dhe i çonin në tregtuesit e gurëve të çmuar të zonës, për t’i verifikuar. Nga ana e saj, kompania e sigurimeve “Loyd” pagoi siguracionin per “Cartier”, por kuptohet, duke ofruar shumë më pak nga sa ishte vlera e gjithë gurëve të çmuar, që “Cartier” kishte humbur në aksident.
Në këtë kuadër ekzistonte pra një interes i dyanshëm për të shtënë në dorë thesarin e humbur, si nga pronarët e “Cartier”, edhe nga ata të kompanisë së siguracioneve “Lloyds”. Kështu në zonën në fjalë u dërguan investigatorë të shumtë, privatë e shtetërorë, përfshi edhe ata të “Skotland Yard-it” britanik, por pa dhënë rezultat.
Përballë këtij dështimi, policia italiane mendoi të fustë në lojë Antonio Parlaton, i quajtur ndryshe “Toton Santudummineco”, person me të kaluar jo të pastër, por që u ofrua vullnetarisht për të zbuluar enigmën në fjalë dhe në fakt arriti të siguronte pjesën më të madhe të gurëve të çmuar, të shpërndarë në terren pas rrëzimit të avionit. Ndërkohë policia arrestoi si të implikuar për ketë çështje një numër tregtarësh të gurëve të çmuar në Napoli, Formito, Minturno, Ponteaorvo dhe në qytete të tjera të Lacios dhe Kampanias.
Ndërsa Parlato e mbajti premtimin e tij për gjetjen e gurëve, disa nga pronarët e gurëve të çmuar nuk e bënë ëetë, duke i mohuar atij 10-përqindëshin e premtuar mbi vlerën e mallit të gjetur. Parlatos nuk i mbetej tjetër veçse të padiste në gjyq kompaninë “Lloyds”, dhe ai arriti ta fitonte këtë gjyq, duke marrë përqindjen e premtuar.
Suksesi i Parlatos për gjetjen e gurëve të çmuar, të cilët Geraldina i kishte kaluar nëpër duar, bën që “La Stampa” ta quante atë një “hajdut e xhentëlmen” dhe është fakt që kur Antoni Parlato vdiq, u përcoll në banesën e fundit me shumë nderime.