Berisha: Mafia, tmerr nga vizat e BE
Fatjona Mejdini
Ajo pjese e opozites e cila ben thirrje kunder nderkombetareve, perfaqeson interesat e mafies, te ciles nuk i intereson as Evropa dhe as liberalizimi i vizave. Ky ishte qendrimi qe mbajti kryeministri Berisha, gjate nje inaugurimi rruge ne fshatin Lin, te Pogradecit.
"Ata qe bejne thirrje se nuk na duhen nderkombetaret, mos mendoni se kane interesat tuaja, mos mendoni se kane interesat e familjeve tuaja, apo te familjeve shqiptare. Jo te dashur qytetare, ata kane vetem nje interes, interesin e mafies",-tha Berisha perpara banoreve te kesaj zone. Ne kete kuader kryeministri Berisha, deklaroi se qeveria eshte e vendosur ne luften e saj kunder mafies dhe krimit te organizuar dhe se kjo lufte do te intensifikohet cdo dite. "Mafia ka tmerr nga liberalizmi i vizave, mafia ka tmerr nga integrimi ne BE. Sepse ndjekja ndaj saj, lufta ndaj saj fuqizohet cdo dite e me shume, ndaj dhe ne te shohim interesin tone, interesin e levizjes se lire, interesin e prosperitetit, e progresit drejt BE-se", premtoi kryeministri. Sipas Berishes, ne kohen e proceseve integruese te vendit, thirrjet e cjerrjet se nuk na duhen te huajt, shembellejne me nje atavizem qe vjen nga thellesite e koherave me te zeza qe ka kaluar ky vend. Po keshtu gjate fjales se mbajtur ne kete zone, kryeministri garantoi kryetarin e komunes dhe te gjithe banoret se, investimet e qeverise do te ishin te shumta, ne menyre qe ky fshat te kishte nje rendesi te vecante turistike per zonen. "Dua te garantoj kryetarin tuaj te komunes dhe te gjithe banoret e Linit se qeveria do te beje cdo investim, qe Lini turistik te rimekembet gjithnje e me shume. Ne inaugurojme kete rruge sot, kur ardhja e turisteve ne Pogradec dhe ne mbare Shqiperine kete vit, ka qene me e madhe se kurre ne historine tone", theksoi Berisha. Nga ana tjeter ai e cilesoi vitin 2009 si nje vit te bekuar per shqiptaret, duke u nisur nga ngjarjet e medha qe vendi ka perjetuar pergjate ketij viti. Sipas tij, lajmet pozitive per sa i perket integrimit tregojne edhe interesin ne rritje per sa i perket turizmit ne vendin tone. "Une ju garantoj se Shqiperia anetare e NATO, Shqiperia vendi i cili do te kete heqjen e vizave brenda 6 mujorit te pare te vitit te ardhshem, Shqiperia se ciles iu pranua kerkesa per anetaresim te plote ne BE, me bukurite e saj perrallore, me potencialin e saj te jashtezakonshem do te behet nje nga vendet me te kerkuara ne Evrope ne bote per pushuesit evropiane dhe nga mbare bota", deklaroi Berisha. Sipas tij, kete tendence e tregonte faktin se brenda nje viti Shqiperia ishte i vetmi vend ne bote qe shenoi nje rritje 36% te turizmit.