E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Mandati i deputeteve te PS-se, nuk mund te hiqet

Partia Socialiste ka hedhur dje poshte cdo mundesi ligjore qe deputeteve te opozites t'i hiqet mandati per shkak te bojkotit te tyre parlamentar. Permes nje komunikimi per mediat, nje zyrtar socialist ka vleresuar se deklaratat me te fundit te drejtuesve me te larte te qeverise, si rasti i Olldashit pak dite me pare, por edhe i kryetares se Kuvendit, qe kercenojne me zevendesimin e deputeteve aktuale ne Kuvend me koleget e tyre qe gjendeshin me poshte ne listen e zgjedhjeve, jane shembull i nje paniku politik dhe ligjor qe ka pushtuar qeverine aktuale. Sipas tij, kjo eshte nje tjeter skeme qe do te deshtoje pas asaj per blerjen e deputeteve te Partise Socialiste. Per zyrtarin socialist, as kryeministri Berisha, as ministri Olldashi dhe asnje qeveritar tjeter, nuk do te mund te ndalojne opoziten ne misionin e saj, per te rivendosur demokracine, sic e quajti ai betejen e fundit te Partise Socialiste. "Ne jemi ne beteje per voten e lirise, midis Kuvendit dhe selise se qeverise, i dale nga ky pushtet i vjedhur", reagoi deputeti i partise me te madhe ne opozite. Sipas tij, nje pjese e ministrave qe artikulojne kete teze kerkojne legjitimimin e ketij pushteti per t'u mbrojtur perballe drejtesise, nga vjedhjet dhe zullumet e shumta qe sipas tij kane bere.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›