E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Gjermania, mbeshtetje per vizat"

Lajmet e mira per sa i perket procesit te liberalizimit te vizave dhe permbushjes se parakushteve te percaktuara, per levizjen e lire te shtetasve shqiptare ne Bashkimin Evropian, vijne kete radhe nga ambasadori gjerman ne vendin tone, Bernd Borchardt. Me ftese te ministrit te Brendshem, Lulzim Basha, ambasadori gjerman ne vendin tone vizitoi piken e kontrollit kufitar Muriqan ne kufi me Malin e Zi, nga ku shprehu edhe mbeshtetjen e Gjermanise per liberalizimin e vizave per vendin tone. "Ne mars te vitit te ardhshem Bashkimi Evropian do te dergoje ne Shqiperi, nje mision vleresues i cili nder te tjera do te verifikoje, nese keto pajisje permbushin standardet e domosdoshme per nje liberalizim vizash. Parimisht mund te them, Gjermania e mbeshtet nje liberalizim vizash per Shqiperine, sapo kushtet e percaktuara nga Bashkimi Evropian te jene permbushur", siguroi Borchardt. Duke vijuar me tej, ai beri te ditur se vetem ne vitin 2009, Gjermania ka vene ne dispozicion mbi 1 milione euro per te mbeshtetur Shqiperine ne permbushjen e kushteve, si lufta kunder krimit te organizuar, korrupsionit, trafiqeve te qenieve njerezore dhe lendeve narkotike dhe permiresimin e menaxhimit te kufijve. Ambasadori gjerman falenderoi gjithashtu ministrin e Brendshem, Basha, per mundesine per te vizituar nga afer pajisjet e instaluara se fundmi ne kufirin me Malin e Zi, te cilat duhet te japin, sipas tij, nje kontribut ne luften kunder migracionit te paligjshem dhe permiresimin e menaxhimit te kufijve. "Per sa i perket permbushjes se parakushteve, ka lajme te mira dhe te keqija. Tek lajmet e mira perfshihen nder te tjera progreset e dukshme ketu, ne aplikimin e teknologjise se informacionit ne fushen e policise dhe ate kufitare", vleresoi Borchardt. Por nga ana tjeter ka edhe lajme te keqij, pasi sipas tij, para pak ditesh indeksi i korrupsionit i "Transparency International", i njohur ne mbare boten, konstatonte nje perkeqesim te situates ne Shqiperi. Ai tha se raporti vjetor 2009 i EUROPOL-it shenonte, se Shqiperia ende sherben si qender grumbullimi dhe transporti, per shperndarjen e heroines ne Bashkimin Evropian. Per ambasadorin gjerman, "Raporti-Progresi i Bashkimit Evropian ne tetor 2009 arriti ne perfundimin, se perpjekjet e qeverise shqiptare per te luftuar krimin e organizuar, ende jane ne nje faze fillestare dhe se perpjekjet per te luftuar pastrimin e parave duhet te intensifikohen me tej. Progresi ne keto fusha eshte parakusht per liberalizmin e vizave. Perfitoj nga rasti te inkurajoj qeverine shqiptare per te thelluar perpjekjet ne keto fusha, ne menyre qe me ne fund regjimi i vizave te hiqet. Gjermania do te vazhdoje ta mbeshtese Shqiperine ne kete rruge", siguroi mbeshtetjen e shtetit te tij, Bernd Borchardt.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›