E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Per mandatet do te zbatohet Kushtetuta

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ftoi opoziten t'i kthehet jetes parlamentare per te bere detyren e saj dhe i kujtoi atyre, se ne kete menyre rrezikojne mandatet. "Une edhe nje here i ftoj deputetet e opozites; "kura" me e mire e tyre eshte te hyjne ne Parlament. Detyra e tyre eshte te vine ne Parlament. Lidhur me ceshtjen e mandateve te vendeve bosh ne Kuvend, Kushtetuta do te zbatohet", deklaroi Topalli. Sipas saj, eshte nje rezolute e jashtezakonshme e Parlamentit Evropian, e jashtezakonshme e presidences evropiane, qe na mbeshtet per progresin qe kemi bere , ne rrugen qe kemi bere pas 16 nentorit, qe s'ka date me te rendesishme per ne ne rrugen tone te proceseve integruese. Dhe ky, vijoi kryeparlamentarja, eshte nje tjeter inkurajim i jashtezakonshem qe u behet autoriteteve shqiptare dhe te gjithe reformave te ndermarra gjate kesaj periudhe. Topalli ne komunikimin e zhvilluar dje me mediat, pershendeti gjithashtu rezoluten e Parlamentit Evropian, e cila i kerkon opozites te ndale bojkotin parlamentar dhe te kryeje detyren per te perfaqesuar votuesit e saj ne parlament. "Ne kete vendim te Parlamentit Evropian, duke i kerkuar opozites qe te ndale bojkotin e te hyje ne Parlament, i kerkon kesaj te fundit te vijoje punen, bazuar ne zgjedhjet e fundit, ne parlament; ajo ve ne dukje se Shqiperia ka aplikuar per anetaresim ne BE dhe se Keshilli ka marre vendim per te ftuar Komisionin, te pergatise opinionin e vet mbi aplikimin e vendit", komentoi vendimin e PE-se, Jozefina Topalli.

QARTESIA

"Brenda dhjete diteve, Bashkimi Evropian pas 16 nentorit, dites me te rendesishme ne rrugen e BE-se, e barabarte per nga rendesia me ftesen per NATO, i ben te qarte edhe nje here opozites te ndale bojkotin dhe te kryeje detyren e saj ne Parlament", komentoi vendimin e PE, Topalli.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›