Ançeloti: Unë si Fergusoni, kërkoj Çelsin për 20 vjet
Prej periudhës kur Roman Abramoviç mori drejtimin e Çelsit, në qershor 2003, me skuadrën kanë punuar gjashtë trajnerë. I fundit është Karlo Ançeloti, por tekniku italian kërkon të imitojë legjendën e Mançester Junajtid, Sër Aleks Ferguson: pra të qëndrojë në "Stemford Brixh" për 20 vitet e ardhshme. "Synimi im është që të ruaj postin sa më gjatë që të jetë e mundur dhe nëse ia arrij, do të thotë se kam punuar mirë", tha Ançeloti. "Mendoj se drejtuesit janë të kënaqur. Të qëndroj dhjetë vjet? Përse të mos qëndroj 20? Jam ende i ri dhe tetë vitet e kaluara te Milani mund të më shërbejnë. Në Angli është më e lehtë të qëndrosh për shumë kohë në të njëjtin klub".