Lusha, prokurorëve: S’kundërshtova policët
TIRANE - Sali Lusha, i lënë në masën e sigurisë "arrest me burg" me afat 20 ditë ka mohuar përpara prokurorëve të ketë kundërshtuar punonjësit e policisë. Ish-truproja para vitit 1997, i Kryeministrit aktual, Sali Berisha, i arrestuar më 5 gusht, së bashku me 8 persona të tjerë në kompleksin e tij turistik në afërsi të Shkëmbit të Kavajës është pyetur pak ditë më parë nga prokurorët e çështjes. "Nuk e kam kundërshtuar policinë. Nëse arrini ta vërtetoni një fakt të tillë, atëherë do bëj burg sa të doni ju", mësohet të jetë shprehur Lusha, përpara përfaqësuesit të akuzës. Lusha ka shpjeguar se nuk kishte thyer urdhrin e policisë për mbylljen e lokaleve pas orës 24:00 të mbrëmjes dhe se ai ishte ngjitur qetësisht në furgonin e policisë që e ka shoqëruar në Drejtorinë e Policisë Tiranë. Lusha dhe tetë të tjerët akuzohen për "prishje të rendit dhe qetësisë publike", "kundërshtim të forcave të rendit" dhe "mosbindje ndaj policisë".