Berisha: Marrëveshje për sheshin "Skënderbej"
Gjëja e fundit që ne duam të ndërmarrim është ndërprerja e punimeve në
sheshin "Skënderbej". Me këtë shprehje kryeministri Sali Berisha tentoi
prapë të arrijë një marrëveshje me bashkinë e Tiranës për sheshin
"Skënderbej". Në një konferencë shtypi ku foli vetëm për sheshin Berisha
theksoi se projekti belg ngrihet mbi një konflikt interesi duhet ti
nënshtrohet një diskutimi të gjerë.
• Të përndjekurit: Obelisk në sheshin "Skënderbej"
“Ky plan është ndërtuar mbi bazen e konfliktit te interesit. Sheshi i qytetit të Tiranës nuk mund të ndërtohet në këtë mënyrë. Projekti i këtij sheshi duhet te jete objekt i diskutimeve me te gjera me lobeve, grupe te specializuara” tha Berisha.
Berisha tha se kryebashkiaku Rama duhet të respektojë pushteti qëndror, i cili nga ana e tij është i gatshëm për të ndihmuar dhe arritur një marrëveshje. “Qeveria mbetet plotësisht e gatshme për një bashkepunim me bashkinë e Tiranës, për një kontribut paqësor, cilido që të nevojitet.Qëndrimi ynë është shumë i hapur, të arrihte në një marrëveshje në përputhje të plotë me respektimin e të gjithë atributeve dhe kompetencave të qeverisë vendore” tha Berisha.
Beteja politike për sheshin Skënderbej ka nisur javë më parë kur kryeministri kërkoi asfaltimin e tij ndërkohë që bashkia nga ana e saj nisi zbatimin e projektit belg.
Adi Darsi
Azhornuar së fundi ( e premte , 09 prill 2010 ) < I mëparshmi