Porti i Durresit, beteja me modernizimin
Para vitit 1990 kushtet për peshkim ishin shumë më të mira. Kështu shprehet kapiteni Sherbet Aliu, pronar I peshkarexhës “Sajvina” duke pranuar se nga shteti edhejna ëndihmuar me naftën. “Te nafta na ka ndihmuar nje cike shteti. pak nga pak, kurse për port jemi shumë problematikë, shumë, shumë fare për arsye se në kohë të keqe ne kemi problem të madh , jo bllokohen vaporrët, jo ik andej...” thotë Sherbet Aliu, pronar i anijes “Sajvina”.
Kapiten Sherbet Aliu thekson se më parë problemet e peshkimit janë zgjidhur me kapitenerinë e cila sot nuk ka kompetenca sepse këtu komadnon policia. Ndërsa është i rrethuar me investime dhe punimet që bëhen në kalatën lindore ai sërish ka vërejtje për Portine Durrësit. “Për momentin ne skemi strehim. Ne për kohën e keqe jemi këtu. Shih sa barka janë që në fortunatë ne rrezikohemi. Po ne e kemi shumë problem prapë për strehim... do bëhet sot, do bëhet nesër dhe akoma s’po bëhet asgjë” thotë Aliu.
Dhe është i prerë për kushtet që kishin peshkatarët para vitit ’90-të: “Atëhere ka qenë më mirë për mua, për portin sinqerisht”.
Në Portin e Durrësit për 20 vjet janë shënuar investime të dukshme të shoqëruara me studime periodike: masterplani i vitit ‘94, masterplani i vitit 2000, rishikimi i mastreplanit në 2008, masterplani me një fond të Komisionit Europian dhe masterplani që është në fuqi dhe është miratuar nga Këshilli Ministrave e që konsiderohet si guidë e autoritetit portual për të ardhmen.
Agim Popoci < I mëparshmi