E Diel, 1 Nëntor 2026

ALTHEA, niset drejt Bosnjes kontigjenti i 5-të i paqëruajtësve shqiptarë

Niset drejt Bosnje-Hercegovines, kontigjenti i 5-te paqeruajtes shqiptare, ne kuader te misionit ALTHEA te BE. Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, vleresoi se kjo njësi prej dy vjetësh përfaqëson me dinjitet vendin dhe ushtrinë tonë në misionin ALTHEA të BE në Bosnje-Hercegovinë.

Brigada Logjistike nëpërmjet efektivave të Qendrës së Asgjesimit të Municioneve dhe Eksplozivave kontribuon në misionin ALTHEA në Bosnje-Hercegovinë që nga pranvera e vitit 2008.
Kontigjenti i 5-të i përbërë nga 2 oficerë dhe dhjetë operatorë të asgjesimit të municioneve dhe eksplozivave do të zëvëndësojë Kontigjentin e 4-të, i cili ka filluar misionin në muajin tetor të vitit 2009. < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›