E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta në Pezë e Kukur për kushte më të mira jetese

Banorët e Pezës, të mbështetur nga deputetët socialistë protestuan për mungesën e infrastrukturës rrugore, ujit të pijshëm dhe faturat e larta të energjisë. “Këtu në Pezë vashon akoma të faturohet afrofe për të mbushur arkën e buxhetit të shtetit për ta grabitur qeveritarët. Këtu në Pezë vjen uji në herë në 4 ditë. Këtu në Pezë, vetëm pak kilometra larg Tiranës koha ka ndaluar. Ta çojmë deri në fund këtë rrugë që kemi nisur dhe Peza sic ka qenë e para edhe në luftën antifashiste edhe kësaj here do jetë ballë të këtij revolucioni që kemi nisur” tha deputet i PS, Artan Gaci.

Ndërkohë, deputeti socialist Damian Gjiknuri ishte në fshatin Kukur të Gramshit ku banorët kanë mbetur pa shtëpi ëpr shkak të rrëshqitjeve të tokës. ““Njerëzit janë ngritur në një revoltë. Kanë të drejtë të revoltohen, pikërisht, për këtë harresë në të cilën i ka lenë qeveria shqiptare. Askush nga qeveria nuk e ka vrarë mendjen, as nga prefektura, as nga gjithë strukturat” tha Gjiknuri.

Taulanta Boja < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›