Berisha Mazhoranca ka kandidatin e saj PS te sjelle propozimin
“Duhet të theksoj se ishte një përpjekje për të gjetur një ujdi. Palët shprehen qartë qëndrimet e tyre, pikëpamjet se si mendojnë ata se si mund të arrihet tek më i miri. Sot shqiptarët prisnin votimin, nuk ndodhi po vjen dhe i treti uroj që të votojmë së bashku raundin e tretë kandidaturën më të mirë. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë të përpiqemi për mirëkuptimin më të gjerë të mundshëm”. Kështu e përkufizoj kryeministri Berisha takimin e mbrëmshëm mes tij dhe kryetarit Rama, ku në thelb qëndronte pikërisht diskutimi për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Ndërkohë duke sqaruar më tej lidhur me këtë takim, përpara ligjvënësve demokratë kreu i mazhorancës shfaqi qartë qëndrimin e tij se mazhoranca tashmë e ka kandidaturën e saj konsensuale, ndërsa opozita të propozojë kandidatin e saj, për të cilin shumica është e gatshme që të zhvillojë konsultimet dhe diskutimet e nevojshme.
“U përpoqa të argumentoj mbështetjen që ne i japim kandidaturës konsensuale të mazhorancës si një mbështetje të merituar jopartiake. Është personalitet me karrierë të gjatë. Paraqitja ishte plotësisht transparente, por ndërkohë siç jeni dëshmitar qoftë dhe një herë të vetme nuk kam deklaruar dhe menduar se partia kryesore opozitare nuk duhet te propozojë, paraqesë kanduidatura dhe se kandidatatët e saj do të paragjykohen. Preoukupimki ynë i vetëm është një proces thellësisht kushtetues. Besoj se jemi dakord se posti është posti i parë i shtetit. Çfarë dua të them me këtë: nuk mundet që të shkojmë poshtë për të zgjedhur personin, jo, më lart po”, sqaroi Berisha, gjatë fjalës së tij.
Gjithashtu, Berisha në këtë takim ka garantuar kreun Rama për vlerësimin e kandidarurës së paraqitur nga PS. “Duke e mbështetur plotësiht Zaganjorin ftoj opozitën ta shqyrtojë këtë kandidaturë, sikundër e ftoj të paraqesë kandidatin e vet dhe të angazhohemi në një proces konasultimesh në interes të procesit dhe të vendit”, vuri në dukje Kryeministri Berisha.