E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi vendos per raundin e trete te zgjedhjes se Presidentit

Konferenca e Kryetarëve përfundon takimin e saj me dy qëndrime, duke ia deleguar kësisoj Kuvendit vendimin për zhvillimin e raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit. Kështu, gjatë mbledhjes së sotme PS e PD kanë shfaqur mendime të ndryshme mbi ditën se kur do të zhvillohet një seancë e tillë. Partia Demokratike ka propozuar ditën e premte për të zhvilluar raundin e tretë të zgjedhjes së kreut të shtetit, ndërsa PS ka propozuar ditën e hënë të javës që vjen për një votim të tillë. Përkundrejt këtij propozimi Kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka argumentuar se pretendimi i PS tejkalon afatet kushtetuese. Për këtë arsye, PS ka ofruar ditën e dielë si ditë për zhvillimin e raundit të tertë. Në këtë mënyrë, duke mos gjetur gjuhën e përbashkët për datën në të cilën do të zhvillohet raundi i rradhës për zgjedhjen e Presidentit, Konferenca e Kryetarëve do t’i propozojë Kuvendit që të vendosë mbi një çështje të tillë. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›