E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, e nënta në botë për nga varfëria

Ndertesa e qeverise ne Prishtine / Foto arkiv

Teksa ekonomia greke sa vjen e përkeqësohet, megjithatë Greqia nuk është përfshirë as në top 50 vendet më të varfra në botë, të përpiluar nga “Business Insider”.

Mirëpo, Kosova është radhitur në vendin e nëntë, duke hyrë kështu në mesin e vendeve më të varfra në botë. Indeksi i shkallës së varfërisë në Kosovë, sipas “Business Insider”, është 53.6%, inflacioni i indeksit të çmimit të konsumit, 8.3%, ndërsa papunësia është 45.3%.

Në 20-shen e parë janë vende si, Afganistani (19), Bosnja e Hercegovina (17), Kenia (13), Bjellorusia (10), Namibia (6), ndërkaq Zimbabve radhitet i pari në listë, si vendi më i varfër në botë, ku indeksi i shkallës së varfërisë është 100.6%, Inflacioni i indeksit të çmimit të konsumit, 5.6%, ndërkaq papunësia arrin shifrën prej 95.0%.

Indeksi i varfërisë, një teori kjo e krijuar nga Arthur Orkum, analizon papunësinë e një vendi me shkallën e inflacionit për të vlerësuar kushtet në terren (sa më i lartë numri, aq më e brishtë ekonomia e atij vendi).

“Business Insider” ka krijuar një listë prej 197 shtetesh dhe territoresh të ndryshme në botë, nga Afganistani në Zimbabve, për të përpiluar indeksin e varfërisë 2012.

Rezultatet janë të bazuara në të dhënat e “CIA World Factbook”, ku vlerësohen shifrat për shtete dhe territore që nuk kanë agjenci të besueshme lokale të raportimit. / Kosova.com

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›