Soros: Edhe tre muaj kohë për zgjidhjen e krizës së euros

George Soros (foto AFP)
Evropa ka tre muaj kohë për të shpëtuar euron, thotë investitori miliarder Xhorxh Soros. Në gjykimin tim, autoritetet kanë tre muaj kohë për të korrigjuar gabimet, ka thënë Soros. Sipas tij pa mbështetjen e Gjermanisë nuk mund të zgjidhet gjë.
Investitori hungazero-amerikan shprehet se masat shtrënguese po krijojnë efekt shkatërrues për ekonominë globale, raporton AFP.
Autoritetet nuk e kuptojnë natyrën e krizës së euros. Ata mendojnë se është problem fiksal në një kohë që është më shumë se sa një problem bankar dhe konkurueshmërie, shprehet filantropisti. Nuk mund të ulet kufiri i borxhit me anë të tkurrjes së ekonomisë. Soros ka bërë një deklaratë të tillë gjatë një konference të mbajtur në Itali. /F.S/