Zgjat dy minuta seanca e dytë për presidentin, nuk flet askush përveç Topallit
Share
Ka zgjatur vetëm dy minuta seanca e dytë për zgjedhjen e presidentit të Republikës. Në sallë ishin të pranishëm edhe diplomatët Aleksandër Arvizu dhe Etore Sekui. Por seanca ka zgjatur shumë pak. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli lajmëroi se Komisioni i Ligjeve nuk ka sjellë kandidaturë. Ajo tha raundi quhet i ezauruar. Topalli lajmëroi edhe mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Ndryshe nga sa kishte ndodhur në seancën e parë, kur pati diskutime nga opozita dhe vetë kryeministri Sali Berisha, këtë herë palët kanë vendosur që të heshtin.