E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Mbështetje fshatit

Vlorë (start)- Kryeministri Sali Berisha deklaroi nga Vlora, ku ishte i pranishëm në një tur inaugurimesh, qe qeveria e tij ishte e angazhuar për të përmirësuar jetën e qytetarëve shqiptarë. Berisha është ndaluar në fshatin Shushicë, një komunë e cila shtrihet në verilindje të Vlorës, duke garantuar banorët se qeveria do të mbështeste çdo projekt që do të paraqiste komuna.

“Buxheti i shtetit ka investuar katër herë më shumë se qeveritë e mëparshme, por garantoj se qeveria gjatë viteve që vijnë do të japë dhe katër herë më shumë për komunën tuaj”, u shpreh Kryeministri.

Në kuadër të turit ‘Shqipëria po ndryshon’, i shoqëruar nga ministri i PPTT-së, Sokol Olldashi, deputeti Ardian Kollozi dhe nga krerë të pushteti lokal, Kreu i Qeverisë mori pjesë në përurimin e përfundimit të punimeve për rrugën e qendrës së Llakatundit, në komunën Shushicë, me gjatësi 900 metra, për të cilën u investuan 15 milion lekë.

Berisha tha se në tre vjet kemi investuar në këto zona 104 miliard lekë ose 1.2 miliard dollarë, ndërsa ka garantuar fermerët se kjo shumë do të dyfishohet.

“Sigurimi i rrugëve të mira, shkollave të reja, ujësjellësve, kanalizimeve, do të vazhdojnë të jenë në qendër të vëmëndjes së qeverisë”, tha z. Berisha, në mënyrë, që siç u shpreh ai, "fshati shqiptar të ketë një infrastrukturë dinjitoze dhe evropiane".

ÇKreu i qeverisë i njohu banorët e zonës edhe me përgatitjen e një projekti kombëtar për ullirin, përmes të cilit synohet që nga një vend me 5 milion rrënjë ullinj të arrijmë deri në 20 milion rrënjë ullinj në të gjithë vendin.

Gjithashtu, Kryeministri nënvizoi përpjekjet e qeverisë që prodhimet e fermerëve shqiptarë të kapin tregun evropian, realizimin e certifikimit të tyre, sepse vetëm kështu, nënvizoi ai, prodhimet bujqësore do të mund të vlerësohen në tregjet evropiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›