PDK, Progres Raporti është më objektivi i mundshëm

Zef Bushati
Tiranë, 6 Nëntor, 12:00, NOA - Sekretari Politik i Partisë Demokristiane Zef Bushati deklaroi sot se Progres-Raporti vjetor i Komisionit Evropian për Shqipërinë është vlerësimi me objektiv për zhvillimet në vend dhe për qeverinë shqiptare te drejtuar nga kryeministri Berisha.
Ky Progres-raport i KE-se është një demonstrim i qartë i arritjeve dhe përbën një bazë shumë të fuqishme për të plotësuar edhe më shpejt objektivat e reja që duhen për tu realizuar në interesin e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE-theksoi Bushati për mediet.
Bushati tha se demokristianet mbështesin fort deklarimin e Kryeministrit Berisha i cili e konsideron detyrim të te gjitha institucioneve të vendit procesin e integrimit evropian i cili së bashku me anëtarësimin në NATO përbëjnë dy projektet e shekullit për Shqipërinë dhe shqiptarët.
c.a/NOA