Itali, vdes në punë shqiptari 23 vjeç

Pescara, 6 Nëntor, 12:53, NOA - Një shqiptar ka gjetur vdekjen në punë në Pescre. Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Pescares në Itali ku një shqiptari, Gerald Meta, gjatë punës ka gjetur vdekjen. 23-vjeçar shqiptar ka rënë nga një lartësi dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhereshme. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur mjekët, zjarrfikësit dhe policia. Këta të fundit kanë nisur hetimet me qëllim për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.
Media italiane bën të ditur se, rastet e vdekjeve në punë janë shtuar shumë kohët e fundit.
c.a/NOA